VIDEO/ Liverpool në krizë totale, i mund Burnley në “Anfield”

schedule22:55 - 21 Janar, 2021

schedule 22:55 - 21 Janar, 2021

Tjetër hap fals i Liverpool në kampionat. Skuadra e Jurgen Klopp humbi 0-1 në “Anfield” përballë Burnley, duke regjistruar ndeshjen e pestë pa fitore.

Kampionët e Anglisë renditen në vend të katërt me 34 pikë dhe diferenca me kreun ka shkuar 6 pikë. Një situatë aspak e mirë për djemtë e Klopp, të cilët kanë humbur shkëlqimin e sezonit të kaluar.

Edhe pse Liverpool dominoi gjatë gjithë ndeshjes, golin e gjetën miqtë shtatë minuta përpara fundit të takimit. Ashley Barnes ktheu në gol një penallti dhe i dhuroi tre pikë fantastike ekipit të tij. /abcnews.al