VIDEO/ E moshuara humbi jetën, 4 persona të plagosur, si u bë “copa” makina në aksin Shkodër – Lezhë

schedule20:55 - 22 Maj, 2022

schedule 20:55 - 22 Maj, 2022

DAJÇ – Një grua 73-vjeçe ka gjetur vdekjen gjatë mbrëmjes së sotme si pasojë e një aksidenti në aksin Shkodër-Lezhës. Viktima është identifikuar si Ikbale Kraja e cila ishte pasagjere në një makinë që ka përfunduar jashtë rruge.

Sipas policisë rreth orës 20:00, në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, 20-vjeçarja F.B., banuese në Shkodër, duke drejtuar automjetin tip “Renault”, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

Për pasojë, ka ndërruar jetë Ikbale Kraja, pasagjere në mjet, si dhe janë lënduar dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë për mjekim edhe 3 pasagjerët e tjerë, shtetasit A.B. 53 vjeç, A.B. 43 vjeçe dhe O.B.19 vjeçe.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave

/abcnews.al