Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Qeveria e Kurtit, pasivitet në procesin e integrimit”, Xhaxhiu: Ja pse BE ‘nuk ka interes’ te Prishtina

schedule17:30 - 25 Nëntor, 2026

schedule 17:30 - 25 Nëntor, 2026

Eksperti i integrimit, Gent Xhaxhiu, vlerëson se marrëdhëniet mes Brukselit dhe Prishtinës kanë pësuar një ftohje dhe ngadalësim, ndërsa Kosova ka mbetur prapa në procesin e integrimit evropian.

Sipas tij, krizat e njëpasnjëshme politike dhe zgjedhjet e shpeshta kanë cenuar stabilitetin institucional dhe kanë penguar avancimin e reformave. Xhaxhiu thekson se mungesa e konsolidimit të institucioneve dhe pasiviteti i Prishtinës në procesin e integrimit e bëjnë të vështirë që Kosova të paraqitet si një histori suksesi për Brukselin.

“Ka pasur një shkrehje dhe një ngadalësim të marrëdhënieve mes Brukselit dhe Prishtinës që prej vitit kur është dorëzuar statusi i vendit kandidat. Kosova ka kaluar në një sërë krizash politike. Krizat e njëpasnjëshme dhe një seri zgjedhjesh kanë ndikuar në stabilitetin e institucioneve. Ka një ngecje në reforma nga ana e Prishtinës, edhe për shkak të zgjedhjeve të shumta të njëpasnjëshme.



Albin Kurti dhe VV rikthehen me një mandat të plotë, me një qeveri që është zotuar të intensifikojë marrëdhëniet me SHBA. Pse BE-ja nuk ka interes te Prishtina?

Prishtina dhe Kosova janë mbrapa në proces. Nuk e shet si një histori suksesi, sepse institucionet kanë ende punë për t’u konsoliduar. Shto këtu edhe kakofoninë e një sërë vendesh që nuk e njohin. Pasiviteti i Prishtinës në dosjen e integrimit është i dukshëm.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!