Një aeroplan është rrëzuar këtë të martë në brigjet e shtetit amerikan të Misisipit. Sipas njoftimit të bërë nga Roja Bregdetare e SHBA-ve, gjashtë persona, mes tyre dy fëmijë kanë humbur jetën.
Aeroplani i tipi “Cessna 210” ishte nisur nga New Orleans dhe po udhëtonte drejt Fort Myres në Florida. Ndërkohë që BBC ka raportuar se kontakti me aeroplanin humbi rreth orës 15:45.
Më vonë, ai u rrëzua në Gjirin e Meksikës, në zonën mes Pascagoula dhe ishullit të quajtur Horn. Në krahun tjetër, zëdhënësi i Rojës Bregdetare të SHBA-ve, Juan Rosi ka bërë të ditur se zhytësit i kanë gjetur të gjithë trupat e viktimave.
Nga grupet kërkuese u gjetën trupat e katër të rriturve dhe dy djemve të mitur, të moshës 8 dhe 10 vjeç, brenda kabinës së aeroplanit.
Koordinatori i operacionit të shpëtimit, Trevolur Blount tha se nuk ishte rezultati që kishin shpresuar, për falënderoi të gjitha institucionet për bashkëpunimin, të cilët ndihmuan në gjetjen e viktimave.



