VIDEO | Drake e “djeg” me hitin e ri, ylli i Barcelonës nuk përmbahet

schedule21:19 - 11 Prill, 2020

schedule 21:19 - 11 Prill, 2020

Këngëtari i njohur kanadez, Drake, publikoi para një jave hitin e tij më të fundit, i titulluar “Toosie Slide”, i cili është dëgjuar më shumë se 25 milion herë në Youtube.

Këngët e Drake, pëlqehen edhe nga futbollistë të shumtë. Më i fundit që e ka shijuar në maksimumin këngën e re të Drake, është talenti i Barcelonës, Ansu Fati.

17 vjeçari është parë në oborrin e tij duke kërcyer me këngën e Drake në sfond dhe një gjë duket qartë: Sulmuesi spanjoll nuk ka talent vetëm në futboll…/abcnews.al