VIDEO/ Aksident i frikshëm në Dibër, “Ford-i” kthehet përmbys

schedule12:50 - 24 Qershor, 2021

schedule 12:50 - 24 Qershor, 2021

Një aksident ka ndodhur në aksin Maqellarë-Dogana e Bllatës mesditën e sotme. Abcnews.al mëson se një mjet tip Ford është përplasur me shkallët e një dyqani në anë të rrugës dhe është përmbysur.

Për pasojë është lënduar lehtë drejtuesi, i cili po udhëtonte i vetëm. Sipas policisë drejtuesi i mjetit Xhahit Tifekçiu ka humbur kontrollin dhe më pas është përplasur me shkallët e dyqanit, ku siç shihet nga pamjet është përmbysur.

Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa drejtuesi i mjetit ka shpëtuar me vetëm lëndime të lehta. Drejtuesi i mjetit ka marrë ndihmën e parë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. /abcnews.al