Veliaj: Janë bërë porositë e para të autobusëve elektrikë

schedule12:41 - 17 Janar, 2018

schedule 12:41 - 17 Janar, 2018

Tirana këtë vit do të ketë autobusat elktrikë por edhe më shumë korsi për bicikleta. Këto nuk janë vetëm fakte por edhe raste të suskesshme që kryetari i Bashkisë së Tiranës i prezantoi në konferencën  “Bashkëpunimi Territorial, perspektivë e re për nxitjen e integrimit”.

Lajme të reja për transportin publik në Tiranë. Brenda këtij viti Tirana do të ketë autobusat elektrikë.

“Ne jemi futur në një marsh të pestë përsa i përket transportit publik me autobusë elektrikë në Tiranë. Transformimi që Polonia bëri, ndihma shumë modeste, për të prodhuar një exchange midis operatorëve tanë dhe punonjësve tanë të transportit publik, me ata polakë, ndoshta ka sjellë një dobi që besoj, prej këtij viti do fillojmë t’i shikojmë hajrin në Tiranë teksa janë bërë porositë e para të autobusëve elektrikë, por besoj në afatgjatë, do kuptojmë sesi frymëzimi dhe shumë pak financim nga një shtet anëtar mund të sjellë rezultate të jashtëzakonshme”

Jo vetëm transporti urban por edhe korsitë e bicikletave do të jenë më të sistemuara. Kryebashkiaku erion Veliaj tha se për një muaj rrugët do të mbushen me 4 mijë biçikleta.

“Tirana është sot e gjitha një kantier i madh me rrjetet e biçikletave. Nëse keni ecur nëpër Tiranë, e shihni që po krijohet një rrjet, është fryt i një projekti ndër më të vegjlit që ka financuar ambasada hollandeze për mobilitetin në Tiranë. Ne jo vetëm po mbarojmë korsitë, për një muaj do të kemi rreth 4000 biçikleta të tjera në Tiranë që besoj se do të sjellin një revolucion në mënyrën se si funksionon një qytet”- tha Veliaj.

Këto raste të suksesshme siç u shpreh kryebashkiaku veliaj u prezantuan në konferencën “Bashkëpunimi Territorial, perspektivë e re për nxitjen e integrimit”. Vetë Kryetarja e delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, ambasadorja Romana Vlahutin theksoi rëndësinë që duhet të ketë bashkëpunimi midis vendeve të dhe këtu kujtoi një shprehje të vjetër shqiptare që është edhe sot aktuale sipas saj.

Ambasadorja Vlahutin renditi shifrat që faktojnë se  gjatë periudhës 2014-2020, 242 milionë euro janë dhënë në kuadër të IPA-s për projektet në këtë rajon si edhe për projektet ndërkufitare. Për Shqipërinë kjo nënkupton një total prej 33.2 milionë euro për projekte me Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedoninë dhe 148 milionë euro për projektet me Italinë dhe Greqinë. Pra një total prej më shumë sesa 240 milionë eurosh./abcnews.al