Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Erion Veliaj ndryshon burg/ Kryebashkiaku transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier

schedule12:10 - 28 Tetor, 2026

schedule 12:10 - 28 Tetor, 2026

Drejtoria e Burgjeve ka ndryshuar institucionin e vuajtjes së dënimit për kryebashkiakun Erjon Veliaj. Nga burgu i Durrësit, Erjon Veliaj është transferuar drejt burgut të Fierit.

Lëvizja mësohet se nuk është bërë me kërkesë të kryebashkiakut Erjon Veliaj, i cili mbahej që nga shkurti i vitit 2025 në burgun e Durrësit, ndërsa ende nuk dihen motivet e këtij transferimi nga ana e Drejtorisë së burgjeve.

Ditën e sotme ai është zhvendosur nga burgu i Durrësit drejt burgut të Fierit, ndërkohë që kujtojmë se ky i fundit u arrestua në shkurt të vitit 2025, ndërkohë që Prokuroria e Posaçme ka listuar të paktën 13 akuza të tilla si korrupsioni, pastrimi i parave, mosdeklarimi i pasurisë, përdorimi i detyrës dhe futja e sendeve në burg, ndërkohë që shumica e akuzave të ngritura nga prokuroria e posaçme për të janë lidhur me korrupsionin pasiv kryer nëntë raste.



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!