Valdete Daka: Diaspora dhe sfidat e zgjedhjeve në Kosovë

schedule21:46 - 20 Janar, 2021

schedule 21:46 - 20 Janar, 2021

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë Valdete Daka, në një intervistë për emisionin Ballkan në “ABC” foli për sfidat e zgjedhjeve.

Ajo u shpreh se KQZ pavarësisht kohës së shkurtër, tashmë ka eksperiencë dhe procesi do të vijojë normalisht.

Gjatë intervistës Daka komentoi debatin për listat e kandidatëve për deputetëve, nëse do të kandidojnë apo jo pas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese tha se KQZ do të bëjë verifikimin e të gjithë kandidatëve.

“Ne si KQZ jemi të obliguar që ta zbatojmë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese e cila na obligon që të bëjmë verifikimin e të gjithë kandidatëve. Kemi një zyrë që i bën rekomandim KQZ-së se a duhet të certifikohen kandidatët në fjalë apo jo. Ne do të marrim një vendim konform ligjit, Kushtetutës dhe aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh ajo.

Pyetje: Vendimi përfundimtar  për Albin Kurtin dhe të tjerët do të merret nga KQZ në mënyrë kolegjiale?

Daka: Po këtu. Vendimi do të jetë publik dhe do ta dimë se çfarë do të ndodhë më pas.

Pyetje: A ka vështirësi të tjera shtesë në këto zgjedhje?

Daka: Po është çështja e diasporës. Është një operacion i ndërlikuar, i kushtueshëm për të gjithë ata që aplikojnë të jenë votues, dhe na sjell gjithmonë kokëçarje, pikërisht për shkak të afateve të shkurtra.

Ajo shpjegoi se pavarësisht vështirësive, diaspora do të votojë.

Teksa u ndal edhe tek situata politike dhe zgjedhjet në Shqipëri, Daka tha se aktorët politikë duhet të tregohen të kujdesshëm me indentifikimin e votuesve dhe t’i japin rëndësi votës së qytetarëve.

 “Jemi duke përcjellë atë që po ndodh këto ditë edhe në Shqipëri, ku e shoh se edhe atje diskutohet për votën e mërgatës, sepse edhe nga Shqipëria e dimë se është një numër jashtëzakonisht i madh i qytetarëve që jetojnë jashtë dhe atje po diskutohet tanimë për regjistrim të qytetarëve, për mënyrat sesi do të bëhet verifikimi i tyre…edhe nëse aprovohet, i kisha sugjeruar gjithë atyre vendimmarrësve që të kenë kujdes me mënyrën sesi do të bëhet identifikimi i tyre dhe si do ti qasen kësaj problematike sepse është procedurë jashtëzakonisht e komplikuar,” shprehet ajo.

/abcnews.al/