Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tmerr në New York, 650 kufoma të Covid-19 në kamionin frigorifer që në muajin prill

schedule11:39 - 23 Nëntor, 2020

schedule 11:39 - 23 Nëntor, 2020

Shteti i New York po i trembet  hipotezës së një vale të dytë të Covid-19. Shkollat ​​janë mbyllur dhe kufizimet e reja janë  vendosur kudo. Ndërkohë, vendi nuk e ka marrë ende veten nga vala e parë e pranverës së kaluar. Rreth 650 kufoma ndodhen ende në kamionë frigorifer në bregun e lumit në Brooklyn, raporton tgcom24.

Një pjesë e viktimave nuk dihen se kush janë ndërsa pjesa tjetër ndodhen në kamionë  për arsye se familjet e tyre nuk mund të përballonin dot varrimin.

Kamionët në frigorifer u vendosën si një morg emergjence gjatë kulmit të pandemisë dhe autoritetet kanë punuar që prej asaj kohe për të gjetur dhe ndihmuar familjet e viktimave.



Zbulimi rreth trupave që ndodhen në kamionë frigorifer vjen ndërsa vendi po i frikësohet  një valë të dytë. Kryebashkiaku Bill de Blasio ka urdhëruar mbylljen e shkollave publike dhe nuk ka përjashtuar  kufizime të tjera që mund të vihen  në zbatim së shpejti në një përpjekje për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.

SHBA-ja, mesatarisht, ka regjistruar më shumë se 110,000 raste në ditë në muajin e fundit, me kulmin që ka arritur deri në 200,000. Situata është veçanërisht serioze edhe në El Paso, Texas, ku kryebashkiaku Dee Margo  kërkoj ndërhyrjen e Gardës Kombëtare për të ndihmuar morgjet e qarkut që ishin të mbingarkuara nga trupat e viktimave të Covid-19.

Kufizimet janë ende në fuqi në gjithë shtetet e SHBA-së.  Shpresa mbetet një vaksinë që pritet të miratohet së shpejti.

Pfizer dhe BioNTech i kanë paraqitur administratës së Ushqimit dhe Barnave kërkesën për një autorizim urgjent të vaksinës së tyre dhe sipas Moncef Slaoui, kreu i Operacionit Warp Speed, vaksinimet mund të fillojnë në mes të dhjetorit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!