“Territorialja”, Nurja: Reforma nuk e arriti qëllimin, njësitë dështimi më i madh

schedule22:00 - 20 Qershor, 2022

schedule 22:00 - 20 Qershor, 2022

Socialistët dhe demokratët janë ulur sërish për të prodhuar një reformë të re territoriale. Duke diskutuar mbi këtë, i ftuar në studion e “Log.” me Endri Xhafon, eksperti i qeverisjes vendore, Fatlum Nurja thotë se duhet një analizë e thellë për reformën që u hartua në vitin 2014.

Ai sjell në vëmendje se reforma të tilla largojnë vendimarrjen nga qytetari, ndërsa thekson se kjo e fundit nuk e ka arritur qëllimin. Nurja thotë se Njësitë Administrative janë dështimi më i madh i reformës.

“Ajo që vë re në diskursin për reformën. Mandati i parë atipik ka qenë ai post reformë. Përjetohet si hartë elektorale. Ka probleme të jashtëzakonshme. Reforma të tilla e largojnë vendimarrjen nga qytetari. Reforma nuk ka arritur qëllimin dhe ky nuk është faji i hartës. Mandati i parë ishte atipik. Mendoj se ka nevojë për një analizë të fortë. Të ardhurat e bashkive janë rritur.

Unë nuk njoh ndonjë bashki që ka rregullore të shërbimeve. Është një strukturë që nuk duhet të bëjnë politikë. Funksionet vendore kanë nevojë për njerëz të kualifikuar. Çdo reformë që shkon me zvogëlimin e njësive, shkon në mungesë të efiçensës. Njësitë kanë qenë një dështim i madh i reformës

Në retorikë u tha se do të kemi fleksibilitet. Kryetarët e komunave të linin për të dëshiruar. Heqja e komunave ishte gjë e mirë, madje e vonuar”, thekson ai.

Nurja u ndal edhe tek fryrja e administratës publike. Eksperti zbulon se për shkak të statusit të Nënpunësit Civil, punonjësit në institucionet vendore tashmë nuk hiqen nga puna kur ndërron pushteti, por shtohen të tjerë.

“Meqenëse mbrohen nga statusi i nënpunës civil nuk hiqen, por shtohen. Në administrata publike janë shumë pak vende me kontratë. Meqenëse punonjësi përfiton statusin rrit numrin, edhe  mund ta ulin numrin”, u shpreh ai. g.v/abcnews.al