Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Komision parlamentar për kompetencat e bashkive/ PS dorëzon kërkesën në Kuvend, nis faza e dytë e reformës territoriale

schedule19:21 - 12 Tetor, 2026

schedule 19:21 - 12 Tetor, 2026

Ashtu siç u paralajmërua në seancën e të enjtes së kaluar, ku u miratuar harta e re territoriale, Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka kërkuar ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale.

Nisma synon të vijojë reformën përtej riorganizimit të hartës territoriale në 46 bashki, duke u përqendruar te funksionet e bashkive dhe shërbimet vendore dhe financat.

Harta e re është shtylla e parë e reformës. Tri shtyllat e tjera, funksionet dhe shërbimet, financat vendore dhe niveli rajonal, kërkojnë ligje më vete, që duhet të hartohen brenda vitit të ardhshëm nga Kuvendi, Qeveria dhe bashkitë.



Faza e dytë parashikon rishikimin e kuadrit ligjor për vetëqeverisjen vendore, forcimin e kompetencave të bashkive dhe përcaktimin e standardeve minimale të shërbimeve publike. Komisioni i propozuar do të analizojë mundësitë për thellimin e decentralizimit administrativ dhe fiskal, rishikimin e formulës së transfertës së pakushtëzuar dhe përafrimin e legjislacionit me standardet e Bashkimit Europian dhe Kartën Europiane të Autonomisë Vendore.

Sipas kërkesës, ndryshimet ligjore duhet të përgatiten në kohë për të mundësuar funksionimin e bashkive të reja pas zgjedhjeve vendore të vitit 2027.

Komisioni i Posaçëm të përbëhet nga 16 anëtarë, sipas përfaqësimit të grupeve parlamentare, me kryetar përfaqësues të shumicës parlamentare dhe zëvendëskryetar përfaqësues të pakicës parlamentare, dhe ta zhvillojë veprimtarinë e tij brenda një afati 9-mujor nga data e miratimit të vendimit, me mundësi zgjatjeje nga Kuvendi me kërkesë të arsyetuar të kryetarit të tij.

Një element i rëndësishëm i punës do të jetë konsultimi me bashkitë, shoqatat e tyre, institucionet shtetërore, shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë. Pranë komisionit parashikohet ngritja e një grupi ekspertësh vendas dhe ndërkombëtarë, si dhe funksionimi i një sekretariati teknik për mbështetjen e veprimtarisë.

Komisioni i Posaçëm të zhvillojë konsultime me ministrat përgjegjës për fushat e fazës së dytë, me institucionet dhe agjencitë në varësi të Këshillit të Ministrave, me institucionet në varësi të Kuvendit dhe me institucionet e pavarura, si dhe me kryetarët e bashkive, shoqatat e njësive të vetëqeverisjes vendore dhe Këshillin Konsultativ të qeverisjes qendrore me vetëqeverisjen vendore.

Nisma synon gjithashtu të sigurojë përputhshmërinë e reformës me legjislacionin e Bashkimit Europian dhe Kartën Europiane të Autonomisë Vendore, duke synuar konsensus ndërmjet forcave politike për një qeverisje vendore më efikase dhe më të financuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!