“Të gjurmohen personat e kontaktit” epidemiologu: Ky është një fillim i butë, sëmundjet infektive janë hendeku i parë të cilat duhet të trajtohen

07:51 | 24/03/202007:510

Në lidhje më “ABC e Mëngjesit” me Enkel Demin, epidemiologu Ilir Alimehmeti  ka folur për evolucionin e sëmundjes, COVID-19.

Ai u shpreh se sëmundjet infektive janë hendeku i parë të cilat duhet të trajtohen. Sëmundjet numër një janë sëmundjet infetkive. Ky është një moment ku natyra na kujton që hendeku u parë janë sëmundjet infektive.

Gjithashtu ai theksoi se shifrat deri tani janë të ulëta dhe se në të gjithë botën shihen vetëm rastet që shtrohen në spital.

“Ky është një fillim i butë dhe do të presim nëse do të kemi një ngjitje më të fortë se ky. Në statistikë sa më i lartë të jetë numri aq më i saktë është parashikimi. Në mund të punojmë më të për informacione të sakta. Kosova vetëm dje ka rreth 100 teste dhe na jep një ide më shumë, ndërsa në Shqipëri ende nuk e kemi këtë gjë. Kosova ndjek një logjikë tjetër edhe sepse është pak më mbrapa me ecurinë e infeksioni në krahasim me ne. Ajo që vura re është që në një zonë shumë të vogël në Kosovë, shkuan më një numër të lartë testesh dhe zbuluan rreth 26 persona. Duhet parë personat e kontaktit, ky është gjurmimi.

 Karantinimi është për të mos lejuar realizimin e rritjes së virusit. Ata pak persona që do të kenë nevojë për një ndihmë më të specilaizuar të kenë mundësi të ndihmohen në spitale, ky është edhe qëllimi i vetëizolimit. Duke parë të dhënat e të gjitha shteteve të tjera kjo nuk do të ndalet, çështja është sa do të zgjasë dhe ditën që do të zbutet, si do të ndryshojë.

Shumica e personave nuk shfaqin shenja, ndërsa disa të tjerë shfaqin shenja të vogla të COVID-19.

Nuk e dimë me çfarë do të përballemi në javët që vijnë. Në Itali gjejnë shumë pak emigrantë, sidomos në zonat e kuqe ka shumë pak ose aspak të raportuar për shqiptarë.

Kjo është një sëmundje që mbivendoset mbi sëmundjet e tjera dhe shkakton probleme për personat më të brishtë.

Shqipëria është në një kontatkt më të egër më viruset dhe bakteret, kjo mban sistemin imunitar më në këmbë. Njerëzit që kapërcejnë këtë hendet me sëmundjet infektive janë më të mbrojtur nga këto sëmundje”,

Gjithashtu ai theksoi se edhe në Shqipëri priten rritje rastesh, por këndi i rritjes sipas tij do të jetë më i ulët.

“Shifrat mbi epideminë e gripit në Shqipëri gjenden lehtë. Çdo vit përllograriten disa qindra vdekje nga gripi sezonal. Nuk ka bërë përjashtim as ky vit. Gripi tek ne kalon vit për vit. Një nga epidemitë më të larta ka qenë gripi i derrit.

Ky lloj paniku publik, vdekshmëria e gripit sezonal deri tani tregohet që ka qenë më e lartë në shifra absolute. COVID-19 është në një familje me gripin.

Sipas të dhënave që kemi, penumonia e shkaktuar nga COVID-19 ka një vdekshmëri në spitalin e  Genovas prej 2 %, ndërsa pneumonitë e tjera kanë një vdekshmëri me 4%. Italia llogarit që për çdo perosn që ësht pozitiv 10 të tjerë janë të infektuar dhe ata nuk e dinë”.

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono