Talibanët dhunojnë gazetarët në protestën e të drejtave të grave në Kabul

schedule12:19 - 21 Tetor, 2021

schedule 12:19 - 21 Tetor, 2021

Gjatë një proteste për të drejtat e grave në Kabul, talebanët kanë dhunuar gazetarët të cilët po raportonin nga protesta. Afganët kanë organizuar protesta në të gjithë vendin që kur talebanët morën pushtetin. Një grup prej rreth 20 grash marshuan afër ministrisë së arsimit drejt ministrisë së financave në kryeqytetin afgan.

Të veshura me xhihab, ata mbanin në duar slogane në të cilat shkruhej: “Mos e politizoni arsimin”, “Ne kemi të drejtë të studiojmë dhe të punojmë”, dhe “Papunësi, varfëri, uri”. Autoritetet talebane i lejuan gratë të ecin lirshëm për rreth një orë e gjysmë, sipas gazetarëve.

Megjithatë, një gazetar i huaj u godit me kondakun e pushkës nga një luftëtar taliban, ndërsa një tjetër gazetar u godit me  grusht. Të paktën dy gazetarë të tjerë u dhunuan ndërsa turma filloi të shpërndahej. Zahra Mohammadi, një nga organizatoret e protestës, tha për AFP se gratë po marshonin pavarësisht rreziqeve.

Rikujtojmë se vajzat nuk janë rikthyer në shkollë për më shumë se një muaj, ndërsa shumë gra janë ndaluar të rikthehen në punë që kur talebanët morën pushtetin në mes të gushtit./abcnews.al