“Takimi muzikor mes dy botëve” sjell 100 vjet muzikë greke në Tiranë

schedule15:51 - 7 Tetor, 2018

schedule 15:51 - 7 Tetor, 2018

Tingujt e muzikës së kultivuar greke, të kompozuar në shekullin e fundit mblodhën në fundjavë artdashësit në kryeqytet. Mbrëmja e veçante ishte organizuar në kuadër të edicionit të 12-të të festivalit “Takimi muzikor mes dy botëve”.

Edicioni i 12 i festivalit “Takimi muzikor mes dy botëve” pati ndalesën e radhës në kryeqytet, aty ku mbrëmjen e së shtunës u dha koncerti “Një shekull me muzikën greke”.

Për kenaqësinë e artdashësve dhe të dashamirëve të muzikës së kultivuar greke interpretuan mezzo-sopranoja e famshme greke Elena Maragu dhe pianistja e mirënjohur Agapi Triantafilidhis. Në nisje të këtij koncerti ambasadorja greke në Shqipëri, zonja Eleni Surani vuri theksin tek forca e muzikës për të bashkuar popujt.

Kënaqësinë e përformimit para artdashësve shqiptare e shprehen dhe dy artistet greke, të cilat të premten përformuan edhe përpara publikut vlonjat, po në kuadër të festivalit muzikor “Takim mes dy botëve”.

Ky festival më herët ka patur dhe një ndalesë në Gjirokastër dhe një në Shkodër ku kanë performuar grupe dhe artistë të huaj dhe shqiptarë.  Takimi muzikor mes dy botëve që prej 12 vitesh sjell emrat më të shquar jo vetëm të muzikës shqiptare operistike dhe ata tëtraditës, shumë prej të cilëve me famë ndërkombëmbëtare, por edhe artistë dhe grupe shumë të njohur nga Ballkani e më gjërë.  /abcnews.al