Superkompjuteri parashikoi rezultatet e shortit për 1/8 e finaleve të Champions, Interi sfidon Man City

schedule13:07 - 3 Nëntor, 2022

schedule 13:07 - 3 Nëntor, 2022

Faza e grupeve të Ligës së Kampionëve përfundoi mbrëmë, tashmë i njohim të 16 skuadrat pjesëmarrëse në play-off.

Shorti për raundin tjetër të turneut do të hidhet më 7 nëntor. Në 1/8 e finales, skuadrat që përfaqësojnë të njëjtin shtet ose që luajnë në të njëjtin grup në fazën e mëparshme të Champions League, definitivisht nuk do të takohen.

Ndeshjet e para të 1/8 finaleve të Ligës së Kampionëve janë planifikuar për 14/15 ose 21/22 shkurt, ndërsa ato të kthimit në 7/8 dhe 14/15 mars.

Superkompjuteri SuperJohn, i vendosur në Birmingham, parashikoi rezultatet e shortit për 1/8 e finales së Champions League.

Në parashikimin e tij, kompjuteri mori parasysh faktorë të ndryshëm: formën e ekipit, skuadrat, rezultatet e mëparshme, rezultatet historike midis klubeve, madje edhe ndikimin e sistemit VAR.

Ja çfarë ndodhi:

Napoli – PSG

Real Madrid – Eintracht

Chelsea – Leipzig

Porto – Milan

Man City – Inter

Bayern – Brugge

Tottenham – Borussia Dortmund

Benfica – Liverpool. /G.D abcnews.al/