Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Interi fiton me vuajtje/ Champions, zikaltërit vuajnë ndaj rivalit ukrainas Shahtar

schedule12:47 - 22 Tetor, 2026

schedule 12:47 - 22 Tetor, 2026

Është e njëjta histori.

Interi mund të jetë dominues I Serisë A dhe I futbollit në Itali, por kur vjen puna tek Championsi, po kalon nga vuajtja në vuajtje.

Dakord, e fitoi ndeshjen e kësaj mesjave ndaj Shahtjorit të Donjeckut, një rivali ukrainas që mbeti rrugëve të Europës, por nuk ishte nga ata suksese që të mbushin me besim.



Kampionia e Italisë vuajti gjatë gjithë kohës, dhe në fund u shpëtua nga një veprim individual.

Siç thekson “La Gazeta delo Sport”, si përhërë Interi e nis keq, dhe pastaj e rrit ritmin në fund, dhe jo më kot legjenda e stolit, Fabio Kapelo, kritikoi trajnerin zikaltër Kivu, se nuk mund t’i fusë marshin e pestë vetëm në minutat përfundimtare.

Shahtior iu përgjith zikaltërve në çdo moment, dhe e tregojnë statistikat me nga 50 për qind mbajtje topi për secilin ekip, dhe për numrin e gjuajtjeve vetëm paksa në favor të italianëve.

U duk se do të pësohej humbja e tretë radhazi, kur Alesandro Bastoni mori të kuq në 68’, duke lënë lombardët me 10 vetë.

Për fat, krenaria e kampionëve të Italisë bëri të vetën ata jo vetëm u mbajtën, por edhe ia dolën të fitonin.

Vendimtar ishte Karlos Augusto në 77’, ndërsa po kaq I rëndësishëm doli portieri Martinez, zgjedhje e trajnerit Kivu dhe tepër I kritikuar, që këtë herë u bë hero.

Interi ka më në fund tri pikët e para në Champions, dhe ndoshta mund ta marrë veten më pak.

Nuk duhet të harrojë se është shpresa e vetme e vërtetë e Italisë në Ligën e Kampionëve, ku këtë sezon nuk janë Milani e Juventusi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!