Tregu i punës po zhvendos gjithnjë e më shumë vëmendjen te aftësitë praktike sesa te diplomat, duke i dhënë përparësi kandidatëve që i përgjigjen menjëherë nevojave të sipërmarrjeve.
Sipas ekspertit të punësimit Arbër Xhihani, sektori i teknologjisë vazhdon trendin rritës, ndërsa kërkesa të larta po shihen edhe për inxhinierinë dhe zanatet si elektricist e hidraulik.
Në këtë kuadër, arsimi profesional po shihet si një rrugë më e shpejtë drejt përgatitjes për tregun dhe sigurimit të një kontrate të qëndrueshme pune. Për këtë arsye, kërkohet një orientim më i qartë i të rinjve drejt profesioneve me potencial për të garantuar punësimin e tyre.
“Tregu i punës po tregon gjithnjë dhe më shumë po vlerësohen aftësitë dhe jo diplomat. Të kenë aftësi praktike që t’i vendosin në funksion të sipërmarrjeve, Trendi rritës vazhdon te teknologjia dhe informacioni, pasi po evoluojnë me kalimin e kohës. Ka pasur kërkesa të shtuara nga sipërmarrësit për zanate si elektricist, hidraulik.
Edhe inxhinieria ka filluar që të ketë një rritje. Arsimi profesional të jep mundësinë që në një kohë më të shkurtër të jesh i aftë për tregun i punës dhe të jep një kontratë më të qëndrueshme për tregun e punës. Duhet të ketë një drejtim në tregun e punës për të parë profesionet më potenciale, që të rinjtë të kenë një garanci të shtuar se do të marrin një kontratë pune”, tha eksperti.


