Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqiptari fitues në zgjedhjet amerikane/ Hoxha: Kisha përballë kandidatin më të fuqishëm të demokratëve, por sërish fitova

schedule17:19 - 6 Nëntor, 2026

schedule 17:19 - 6 Nëntor, 2026

Shqiptari Joe Hoxha ka siguruar një tjetër mandat si përfaqësues në Dhomën e Përfaqësuesve të shtetit të Connecticut.

Në një intervistë për emisionin “Balkan Update” në ABC News, Hoxha foli për rezultatin e zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, sfidat e fushatës dhe mbështetjen që mori nga komuniteti shqiptar dhe votuesit amerikanë.

Ai e cilësoi rezultatin e zgjedhjeve si një fitore të vështirë, duke theksuar se vala e mbështetjes për demokratët ishte shumë më e fortë nga sa ishte parashikuar.



Hoxha theksoi se, pavarësisht klimës së vështirë politike dhe avantazhit të kundërshtarëve demokratë, arriti të fitojë përballë një kandidati amerikan, duke e cilësuar afërsinë me njerëzit si një nga faktorët kryesorë të suksesit të tij.

“Në bën punën që duhet të bësh në fushatën tënde, pavarësisht se çfarë mund të ndodhë me ato rryma, por nuk e parashikuam që do ishte shumë e keqe. E parashikuam si një “Dallgë blu”, por rezultoi “cunami blu”. Kishte pasoja të këqija për Republikanët, unë mund të them se mbijetova. Por dua të jem pjesëmarrës për rindërtimin e partisë republikane. Shqiptarët më kanë mbështetur shumë, por jo aq shumë sa Amerikanët. Shqiptarët në Amerikë nuk janë shumë të angazhuar në politikën amerikane. Por megjithatë atë ato që janë në këtë zonë më ndihmuan bashkë me amerikanët. Në kontekstin e këtij ‘dallgës blu’ unë fitova kundër një amerikani. Por të jesh njeri i popullit, njerëzit e vlerësojnë shumë.”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!