Akademiku Radomir Saiçiç është kandidati i Listës Studentore për president të Serbisë në zgjedhjet e parakohshme presidenciale të 27 dhjetorit.
Vendimi për kandidaturën e Saiçiç u konfirmuar zyrtarisht këtë të premte në një konferencë për shtyp nga Beogradi.
Saiçiç është profesor në Fakultetin e Kimisë në Universitetin e Beogradit dhe anëtar i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve.
I lindur më 31 tetor 1961 në Beograd, ai ka përfunduar studimet për kimi në Universitetin e Beogradit, ku ka marrë edhe gradën e doktorit të shkencave në vitin 1992.
Akademiku është përfshirë edhe në zhvillimet politike në Serbi, duke u rreshtuar publikisht në krah të lëvizjes studentore gjatë protestave të viteve të fundit.
Ai ka kritikuar trajtimin e demonstruesve nga policia dhe në qershor 2025 ishte ndër nënshkruesit e një peticioni të anëtarëve të Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve, ku kërkohej dorëheqja e presidentit të atëhershëm Aleksandar Vuçiç.
Emri i Saičić ka tërhequr vëmendje edhe për deklaratat e tij lidhur me Kosovën dhe zhvillimet në rajon.
NË NJË DALJE NË TELEVIZIONIN PUBLIK SERB AI E CILËSOI KOSOVËN SI TERRITOR TË SERBISË, DUKE IU REFERUAR KUSHTETUTËS SË VENDIT. AI KA SHPREHUR GJITHASHTU QËNDRIME NË MBËSHTETJE TË MARRËDHËNIEVE TË NGUSHTA ME MOSKËN.
Zgjedhjet presidenciale në Serbi janë caktuar për 27 dhjetor, ndërsa gara zhvillohet në një klimë të re politike pas fitores së Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit, ku ajo siguroi 140 nga 250 mandatet në Kuvendin e Serbisë.
Ndërkohë nga Partia Përparimtare Serbe e Vuçiç nuk ka ende një kandidat zyrtar, edhe pse alternativa për ti bojkotuar zgjedhjet po përmendet gjithnjë e më shpesh nga mediat vendase si opsioni më I mundshëm.


