Një rast i posedimit të lëndëve narkotike është konstatuar në burgun e Korçës.
Gjatë një kontrolli të ushtruar nga policia në ambientet e institucionit të vuajtjes së dënimit, një të dënuari i është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar si kanabis.
Lënda narkotike është konstatuar gjatë kontrollit të kryer nga efektivët e policisë.


