Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Presidenti Begaj në samitin e Brdo Brijunit në Ohër/ “Mbështesim Kosovën në rrugen europiane”

schedule16:50 - 27 Nëntor, 2026

schedule 16:50 - 27 Nëntor, 2026

Nga samiti i Brdo Brijunit në Ohër, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi fillimisht një takim me Presidenten e re të Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula.

Duke rikonfirmuar se marrëdhëniet vëllazërore me Kosovën mbeten prioriteti parësor i Shqipërisë, Begaj theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit dypalësh.

Për sa i përket procesit të integrimit evropian, Presidenti Begaj deklaroi se Kosova meriton një qasje të re nga Bashkimi Evropian, duke siguruar se Shqipëria do të vijojë të mbështesë me vendosmëri dhënien e statusit kandidat dhe hapjen e negociatave të anëtarësimit.



Duke iu referuar procesit gjyqësor në Hagë. Presidenti Begaj përcolli mbështetjen e plotë të Shqipërisë për hapat ligjorë të autoriteteve të Kosovës, të drejtën kushtetuese për nismat ligjore mbi Dhomat e Specializuara dhe në konsultim me partnerët.

Ai rikonfirmoi qëndrimin e Shqipërisë për një drejtësi të paanshme, që thekson respektimin e konteksti historik të luftës së popullit të Kosovës për liri.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!