Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kurti humbi 200 milionë euro nga Plani i Rritjes për Kosovën”, Abazi: Krizë e thellë në sistemin energjitik

schedule17:23 - 27 Nëntor, 2026

schedule 17:23 - 27 Nëntor, 2026

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka kritikuar qeverinë e Kurtit, për dështim në zbatimin e reformave dhe humbjen e 200 milionë eurove nga Plani i Rritjes për Kosovën.

Abazi kritikoi edhe menaxhimin e sektorit energjetik, duke thënë se mbi 200 milionë euro janë shpenzuar për blerjen e energjisë elektrike, duke e përshkruar situatën si monopol.

“Kurti humbi 200 milionë euro nga Plani i Rritjes për Kosovën.



Ka disa grante të vogla që janë absorbuar, por nuk bëjnë ndryshim të madh në kuptimin e reformës. Kurti ka zgjedhur modelin ekonomik të luftës së sektorit privat dhe ka harxhuar kohën në financimin e skemave sociale për blerje votash dhe kapje sistemesh në Kosovë.

Kur Kurti thotë se po bën reforma në drejtësi, edhe të tjerët e kuptojnë se është hallka e fundit që të kapë sistemin e drejtësisë. Këto vlerësime kanë bërë që Marta Kos të thotë se do të vijë në Kosovë për të parë nëse kanë marrë mësimet e duhura për zbatimin e reformave. Kurti është zotuar për zbatim dhe nuk ka bërë asgjë për arritjen e këtyre kritereve.

Kriza e thellë, deri në kolaps, është në sistemin energjetik dhe në tranzicionin energjetik. Mbi 200 milionë euro janë harxhuar në blerjen e energjisë elektrike dhe për të mbajtur gjallë edhe bizneset e vogla, sepse të mëdhatë janë detyruar të dalin në tregun e liberalizuar. Kemi një monopol brenda monopolizimit.”   / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!