Shkon në 15 milionë numri i të infektuarve me koronavirus në Brazil

schedule09:30 - 7 Maj, 2021

schedule 09:30 - 7 Maj, 2021

Numri i të infektuarve me koronvirus në Brazil ka shkuar në 15 milionë. Ministria e Shëndetësisë në vend bëri të ditur se në 24 orë u regjistruan 73,000 raste të reja me Covid-19. Po ashtu, sipas raportimeve, si pasojë e sëmundjes humbën jetën edhe 2,550 persona të tjerë duke e çuar bilancin total në të paktën 416,949.

Ndërsa epidemia në Brazil vijon të jetë e ashpër dhe vaksinat po shpërndahen me ritme të ulëta, vendi pa një shpresë në horizont me njoftimin se qeveria do të blejë një shtesë prej 100 milionë dozash të vaksinës së prodhuar nga Pfizer.

Paratë për blerjen u lëshuan këtë të enjte dhe kontrata e re pritet të nënshkruhet së shpejti. Këto doza janë përveç kontratës aktuale të Brazilit për blerjen e 100 milionë dozave, një nga katër të miratuara për përdorim në vend.

Dozat e para të Pfizer arritën në Brazil javën e kaluar. sb/abcnews.al/