Titulli kampion u vendos një javë më parë, me triumfin rekord të Kimi Antonelli, por Formula 1 vijoi të dhuroi spektakël. Në cirkuitin e Interlagos, për Çmimin e Madh të Brazilit ndodhi gjithçka, ndërsa në fund fitorja shkoi për Lando Norris.
Piloti i McLaren la pas katër herë kampionin e botës, Max Verstappen dhe shokun e tij te skuderia RedBull, Isack Hadjar, por dueli për vendin e parë zgjati nga xhiro e parë deri në të fundit.
Norris mori kryesimin pas xhiros së 20-të, kur Antonelli plotësoi garën e tij plot gabime me daljen nga pista, që i kushtoi vendin e pestë në renditjen përfundimtare.
Përpara tij, vijën e finishit e kaloi shoku i ekipit te Marcedes, George Russell. Në Interlagos nuk kishte vetëm duele të forta mes rivalëve, por edhe brenda skuadrës. Dy pilotët e Ferrari, Leëis Hamilton dhe Charles Leclerc vijuan përplasjem e tyre në pistë, pas asaj të një jave më parë në Meksikë, madje rrezikuan edhe të dilnin nga pista.
Në fund, “lufta” brenda llojit u fitua nga Leclerc, që e mbylli në vendin e tetë dhe Hamilton në të nëntin. Asnjë pikë për dy pilotët në Çmimin e Madh të Brazilit, me Ferrarin që në garat e mbetura duhet të luftojë vetëm për vendin e dytë. Pas titullit të pilotëve, Mercedez fitoi edhe atë të konstruktorëve në Botërorin 2026./abcnews.al


