Shkodra vijon të regjistrojë një numër të lartë infektimesh me koronavirus. Burime për ABC bëjnë me dije që nga testimet e kryera në 24 orët e fundit në këtë qark, kanë rezultuar pozitivë 34 persona, prej të cilëve 33 në Shkodër dhe 1 në Vaun e Dejës.
Numri i të sëmurëve aktivë me koronavirus në Shkodër ka shkuar në 220. Ndërkohë që në përditësimin e fundit, kryeqendra e Veriut renditej e treta pas Tiranës dhe Gjirokastrës.
Ditën e sotme në Spitalin Rajonal të Shkodrës ndërruan jetë dy pacientë të infektuar mes tyre një infermier dhe një efektiv policie, por që nuk janë përmendur në raportin ditor të këtij qyteti.
Aktualisht 219 pacientë të infektuar po mbahen në vëzhgim nga mjeku i familjes. 34 mësues dhe 1 nxënës vijojnë të jenë të infektuar me Covid-19./mv.abcnews.al


