Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Putin: Rusia do të kundërpërgjigjet ndaj sulmeve ukrainase mbi rafineritë e naftës

schedule18:09 - 24 Nëntor, 2026

schedule 18:09 - 24 Nëntor, 2026

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se Rusia do të ndërmarrë një kundërpërgjigje ndaj sulmeve ukrainase që kanë vënë në shënjestër rafineritë ruse të naftës.

Kreu i Kremlinit tha se autoritetet në Moskë duhet të shqyrtojnë masa të reja për forcimin e sigurisë së objekteve energjetike, të cilat së fundmi janë goditur nga sulmet e Ukrainës.

Ndër të tjera, Putin pretendoi gjithashtu se presidenti amerikan Donald Trump i kishte kërkuar drejtpërdrejt Kievit të ndërpriste sulmet ndaj rafinerive të naftës në territorin rus.



Këto deklarata vijnë në një periudhë tensionesh të shtuara mes Rusisë dhe Ukrainës, ndërsa goditjet ndaj infrastrukturës energjetike po shtojnë shqetësimet për zgjerimin e mëtejshëm të konfliktit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!