Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Do t’i merrte 1 milion euro një personi pasi iu prezantua si funksionar publik/ Arrestohet 25-vjeçari në Tiranë

schedule11:39 - 20 Nëntor, 2026

schedule 11:39 - 20 Nëntor, 2026

Një 25-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi dyshohet se tentoi t’i merrte 1 milion euro një 54-vjeçari, duke u prezantuar në platformat e komunikimit online si funksionar publik.

Policia bën me dije se arrestimi i të riut, me inicialet Albi Muça, u bë në kuadër të operacionit të koduar “Request”, pas denoncimit të 54-vjeçarit, i cili kishte dyshime se po binte pre e një skeme mashtrimi përmes përdorimit të identitetit të një zyrtari publik.

Pas veprimeve hetimore me metoda speciale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, organizuan ndërhyrjen dhe bënë të mundur arrestimin e 25-vjeçarit në momentin kur po merrte paratë.



Ndërkohë, hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë skemë mashtrimi, si dhe në raste të tjera që dyshohet se janë kryer përmes të njëjtit mekanizëm kriminal./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!