Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Serbia mungon në samitin e BE/ Arifi: Qeveria nga Lista Studentore do ketë konfrontim me Brukselin

schedule17:26 - 24 Nëntor, 2026

schedule 17:26 - 24 Nëntor, 2026

Analisti Valon Arifi tha se Lëvizja Studentore nuk do t’i kthejë krahët Brukselit, por pritet të ketë përplasje me të për shkak të qasjes së saj të ndryshme politike.

Sipas tij, kjo lëvizje nuk është parti politike, por përfshin bindje të ndryshme. Arifi tha se për qeverinë e re serbe prioritet nuk do të jetë integrimi në BE, por luftimi i krimit dhe korrupsionit.

“Nuk besoj që lëvizja studentore do t’i kthejë krahët Brukselit. Nëse ka pasur qeveri që vjen, nuk është parti politike, është një lëvizje që përfshin bindje të ndryshme, por për shkak të moszgjedhjes së qeverisë, por edhe politikën që nuk e kanë të sigurt.



Qeveria nga Lista studentore do të ketë konfrontim me Brukselin, jo se nuk duan të jenë pjesë e BE-së, por sepse kanë qasje ndryshe nga liderët e tjerë të rajonit, të cilët më shumë i shohin si ish-bashkëpunëtorë të regjimit të Vuçiqit. Për qeverinë e re nuk do të jetë prioritet integrimi në BE, por prioritet do të jenë luftimi i krimit dhe korrupsionit.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!