SHBA, ndërron jetë në moshën 92-vjeçare lideri i Ku Klux Klan

schedule14:59 - 13 Janar, 2018

schedule 14:59 - 13 Janar, 2018

Ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare lideri i lëvizjes famëkeqe raciste në Shtetet e Bashkuara, Ku Klux Klan. Edgar Ray Killen ka vdekur në qelinë e tij, ku po vuante dënimin me 60 vjet burg për vrasjen e tre aktivistëve të të drejtave të njeriut. Ngjarja në fjalë tronditi mbarë Shtetet e Bashkuara dhe detyroi administratën e atëhershme amerikane të miratonte Aktin e të Drejtave Civile. Dënimi përfundimtar ndaj Killen u dha në vitin 2005, katër dekada nga ekzekutimi i James Chaney, Andreë Goodman dhe Michael Schëerner. Aktivistët, të tre rreth të njëzetave, ishin anëtarë të Kongresit për Barazinë mes Racave dhe po punonin për një fushatë për regjistrimin e votuesve me ngjyrë. Fillimisht ata u ndaluan nga policia pasi kishin vizituar vendin ku kishte ndodhur një shpërthim me qëllim intimidimin e komunitetit afro-amerikan dhe më herët ambjentet e një kishe që do të shërbente për arsimimin e fëmijëve. Pak pasi u lanë të lirë nga policia, ata ranë në pritën e Killen dhe njerëzve të tij, të cilët pasi i ekzekutuan zhdukën përgjithmonë trupat e tyre. Vrasja e trefishtë shërbeu gjithashtu si bazë për filmin fitues të çmimit Oscar, “Mississippi Burning”, në vitin 1988. Filmi në fjalë u realizua pas një hetimi të vështirë të FBI-së, e mbështetur nga prokurori i përgjithshëm Robert Kennedy, që hodhi dritë mbi ngjarjen që ka lënë gjurmët e saj në historinë e Amerikës./abcnews.al