Dy ditë pas masakrës në Florida, një sinjalizim për të shtëna ka çuar forcat e policisë në një shkollë në Siatëll të Shteteve të Bashkuara. Edhe pse lajmi është i pakonfirmuar, agjentët dhe efektivë të agjencive të tjera ligjzbatuese kanë mbërritur në zonë dhe kanë nisur evakuimin e ndërtesës. Më herët, drejtuesit e kolegjit urdhëruan mbylljen e kampusit dhe i njoftuan nxënësit përmes rrjeteve sociale. Kolegji ndodhet në lokalitetin Des Moins, rreth 45 kilometra në jug të Siatëllit dhe në të frekuentojnë leksionet rreth 17 mijë studentë./abcnews.al
SHBA/ Informacione për të shtëna në një kolegj në Siatëll
schedule19:23 - 16 Shkurt, 2018
schedule 19:23 - 16 Shkurt, 2018