SHBA/ Fëmijët e emigrantëve, të pikëlluar në qeli dhe pa prindërit

schedule18:37 - 19 Qershor, 2018

schedule 18:37 - 19 Qershor, 2018

Në Shtetet e Bashkuara kanë shpërthyer polemikat për shkak të një audioje të publikuar, në të cilën qajnë të pikëlluar fëmijët e ndarë nga prindërit e tyre në kufirin me Meksikën. Pavarësisht këtij fakti, Trump është i vendosur të vijojë me planin e ashpër kundër emigrantëve të paligjshëm.

Polemika në Shtetet e Bashkuara pas një audioje të regjistruar në kufirin me Meksikën, ku këto ditë administrate e Donald Trump po zbaton normat e reja të masave shtrënguese kundër emigracionit. Në materialin e poseduar nga organizata jofitimprurëse “ProPublica”, e publikuar në YouTube, dëgjohen britmat dhe të qarat e fëmijëve meksikanë të ndarë nga prindërit në tentativë për të kaluar kufirin në Teksas. Mes dëshpërimit të minorenëve dëgjohen edhe disa komente të agjentëve: “Kemi një orkestër këtu”, thotë njëri prej tyre.

Ndërsa përhapen polemikat, presidenti Donald Trump shprehet: “Shtetet e Bashkuara nuk do të shndërrohen në një kamp pritjeje për emigrantët dhe nuk do të jenë qendër ndalimi për refugjatët. “Shikoni çfarë po ndodh në Europë, nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë edhe në SHBA”, thotë kreu i Shtëpisë së Bardhë. Lideri amerikan duket se nuk do të bëjë hapa prapa në grushtin e ashpër kundër fluksit nga Meksika.

Ndërsa qëndrimi i presidentit duket i pandryshueshëm, nga bashkëshortja e tij, Melania të hënën ndërhyri për herë të parë në çështje politike. “Urrej të shoh fëmijët e ndarë nga familjet e tyre. Shpresoj që palët të bashkohen për të arritur një reformë të suksesshme për emigracionin u shpreh zonja e parë përmes zëdhënëses së saj. Komentet e saj janë mbështetur edhe nga Laura Bush, bashkëshorte e ish presidentit Xhorxh W. Bush. “E kuptoj nevojën për të mborjtur kufijtë tanë, por kjo politike e tolerancës zero është e pamëshirshme, imorale”, shkruan ajo në një opinion në Uashington Post. /abcnews.al