Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, pas mbarimit të Samitit të NATO, i cili mbajti punimet në Ankara, iu përgjigj interesit të mediave.,
Ai theksoi se Irani po tenton të luajë lojëra, por megjithatë asi shtoi se SHBA ua ka ndaluar mundësinë që ata të kenë armë bërthamore.
Mediat e pyetën Trumpin pse më herët i kishte përshkruar liderët iranianë si “njerëz shumë racionalë”, ndërsa sot i quajti “të neveritshëm”.
Trump e ndërpreu duke thënë: “I njoha më mirë”, duke shtuar: “Mendoj se janë më racionalë, por bazuar në veprimet e tyre gjatë javës ose dy javëve të fundit, ata nuk po i bëjnë shërbim popullit [të Iranit]. Dhe mendoj se, më shumë se çdo gjë tjetër, është se i njoha dhe nuk jam i sigurt nëse dua të bëj një marrëveshje me ta. Mund të luajmë lojëra, por nuk jam i sigurt nëse dua një marrëveshje. Le ta përfundojmë punë”, tha Trump.
Ai theksoi se pas tensioneve të fundit, çmimi i naftës do vijojë të rritet por kjo nuk do të zgjasë shumë.
“Ne nuk do të shohim që Irani të këtë armë bërthamore, Çmimet do të bien sigurt, tani do të ngjitem pak, por do të bjerë çmimi i naftës. Nuk mund të kenë armë bërthamore. Nuk mund ti lëmë të çmendurit që të kenë armë bërthamore dhe ne e kemi ndaluar këtë. Nuk mendoj se lufta me Iranin do të fillojë përsëri, ata kanë qëlluar disa anije, ne kemi qëlluar dhjetë herë më shumë. Mund t’i godasim edhe sonte”, tha Donald Trump.



