Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Replikat, Basha i përgjigjet Ramës: Shëndetësia në koplas, je një dështim

schedule09:59 - 12 Nëntor, 2020

schedule 09:59 - 12 Nëntor, 2020

Kanë nisur sërish ditën e sotme replikat në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opoziës Lulzim Basha.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha i është përgjigjur kryeministrit duke thënë se askush nuk e përtyp propagandën e tij.

Kryedemokrati ka theksuar edhe njëherë se shëndetësia sipas tij është në kolaps.



LEXO EDHE: Rama: Opozita që nuk gjen forcë të bëhet bashkë me shumicën për sëmundjen nuk i duhet dreqit

“Rama je një dështim i madh. Sa shqiptarë duhet të vdesin që të ndalësh sulmet politike dhe përpjekjet për të na mbyllur gojën? Po të më kishe dëgjuar që para 6 muajsh, do t’ju kishe dhënë ndihmë financiare familjeve shqiptare dhe sot do të kishe një plan real kundër pandemisë. Askush nuk e përtyp propagandën tënde fallso. Shëndetësia është në kolaps, të sëmurët nuk kanë pará për të blerë barnat e shtrenjtuara dhe ekonomia është në krizë. Ne do ta shërojmë Shqipërinë, do ti korrigjojmë dështimet e tua dhe do të sjellim shpresë të re për njerëzit”, shkruan Basha. g.v//abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!