Politologu Roland Bejko thotë se ka marrë mesazhe kërcënuese nga aktivistja Evi Kokalari, e cila është përjashtuar nga gara për kreun e PD.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Bejko u shpreh se kërcënime të tilla si; do të degjeneroj, apo ta tregoj unë kur të marr drejtimin e PD, nuk ka marrë as nga Sali Berisha.
Bejko shtroi pyetjen se çfarë kontributi ka Kokalari, e cila kërkonte të merrte drejtimin e PD.
“Sapo marr mesazh kërcënues nga Evi Kokalari. Kam qenë në një portal,. kërcënon se do më degjenerojë publikisht. Fyerje dhe kërcënime të tilla nuk kam marrë ndonjëherë. Vura re që kisha folur shumë mirë me ty. Kjo ka dërguar mesazh, mediokër, mos u merr me mua. Politika shqiptare ka rënë në duar të të çmendurve, në periudha të ndryshme. E imagjinoni çfarë ndodh këtu? Do ta shikoni ju se çfarë do të bëj unë kur të marr PD. Kush është kjo që kërkon të marrë PD? Unë e njoha këtë kur erdhi te Sali Berisha në foltore. Kontribut tjetër nuk kishte. Nuk ka guxuar kurrë Sali Berisha, as nuk e ka menduar ndonjëherë të më dërgojë mesazhe kërcënimi, për mendimet që kam kundër tij”, theksoi ai./abcnews.al


