Kryeministri Edi Rama në konferencën e sotme për nënshkrimin e partneritetit të ri ndërmjet shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjen për Programin Kombëtar të financimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, u shpreh se mbështetja nuk do të mungojë dhe se do të ketë kredi me garantor shtetin për dyfishimin e sipërmarrjes.
Gjatë konferencës, Rama theksoi se kredia do të shoqërohet me garanci sovrane nga qeveria shqiptare, e cila do të mbulojë nga 30% deri në 70% të riskut për bankat.
“Vetëm në dy vitet e fundit, kredia e re ka prekur pothuasje tavanin e 5 miliardë. Është një gjë e jashtëzakonshme por edhe një arsye më shumë për të hedhur një kurajozë falë bashkëpunimit të Bankës së Shqipërisë për të mbështetur rritjen e ekonomisë të ndërmarrjeve të vogla e të mesë. Do të vihet në dispozicion një linje kredie me interes minimal 2 % dhe maksimal 3 %, por natyrisht e shoqëruar me një garanci sovrane të qeverisë shqiptare për të ulur riskun e kredisë për Bankën. Një garanci sovrane që varion nga 30-70%. Bankat duhet të jenë pak më kurajoze edhe në raport me sektorin e Bujqësisë ku patjetër sektori i riskut është i lartë. Dhe duhet të jenë projekte që janë një risk më të ulët dhe që lidhen me agrobiznesin, inovacioni dhe me agroturizëm gjë që ju e keni mbështetur pa probleme. Do vendoset edhe një formë granti si vlerë e shtuar në lehtësimin e marrëdhënies mes subjekteve dhe bankave. Ky grant duhet të administrohet në mënyrë të koordinuar dhe në fund uroj që Guvernatori të na vërë në dispozicion dy zv.guvernatoret për ta në ndihmuar në këtë projekt”, tha Rama.
/abcnews.al/


