Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Rama: Opozita që nuk gjen forcë të bëhet bashkë me shumicën për sëmundjen nuk i duhet dreqit

schedule08:42 - 12 Nëntor, 2020

schedule 08:42 - 12 Nëntor, 2020

Kreu i qeverisë Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha me një cilësim për opozitën jashtëparlamentare në raport me pandeminë e koronavirusit. Rama thotë se një opozitë që nuk gjen forcë të bëhet bashkë me shumicën as në një sëmundje që bie një herë në shekull nuk i duhet as dreqit, jo më popullit shqiptar.

“Një opozitë që as në një sëmundje që bie një herë në shekull nuk gjen dot forcë të bëhet bashkë me shumicën nuk i duhet as dreqit e jo më popullit shqiptar!”, shkruan Rama me anë të një statusi në Twitter.

Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama, duke i thënë se ka humbur kontrollin mbi pandeminë. Ai publikoi një video në rrjetet sociale, në të cilën ballafaqon deklaratën e kryeministrit i cili tha pak javë më parë se strategjinë vjeshtë-dimër e kanë hartuar që në qershor dhe nga ana tjetër në video janë rrëfimet e qytetarëve për kushtet në spitalet Covid./mv.abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!