Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Dinamo ngre kupën/ Blutë mundin në finale Egnatian 3-2 në “Air Albania”

schedule23:13 - 13 Maj, 2026

schedule 23:13 - 13 Maj, 2026

Trofeu është sërish blu.

Dinamo fitoi për të dytin sezon radhazi Kupën e Shqipërisë, duke mundur në finale kampionen e dy viteve të fundit, Egnatian.

Me një favor sado të vogël që luajti në kryeqytet, në “Arenën Air Albania”, skuadra e mbiquajtur “nëndetësja” triumfoi 3-2 pas 90 minutave dhe shtesave, e meritoi, por edhe vuajti jo pak.



Pasi humbën portierin titullar, Teqja, për shkak dëmtimi, blutë patën të paktën avantazhin numerik në fushë sepse Bakajoko doli me të kuq që në 9’ pikërisht për ndërhyrjen ndaj gardianit kundërshtar.

Skuadra e trajnerit Ilir Daja e shfrytëzoi menjëherë momentin, duke shënuar dy gola që në pjesën e parë.

Në 23’ realizoi Malomo për 1-0, dhe pa kaluar mirë gjashtë minuta erdhi rrjeta e zakonshme e Devi Bregut, futbollistit më të talentuar në fushë për të dyja ekipet.

Pas pushimit, të paktën Egnatia u kthye në barazpeshë numerike sepse Malomo mori të kuq krejtësisht të panevojshëm pas dy të verdhave në 52’, për vonesë loje.

U desh të vinin 10 minutat e fundit që finalja të rikthente emocionet, pasi në 81’ Buric shkurtoi diferencën për rrogozhinasit.

Në 84’, Mustafa shumë bukur rivendosi epërsinë e dy golave për 3-1, ndërsa në minutën e tretë shtesë kampionët sërish provuan me golin nga Adjesa.

Fundi ishte me tension, me të kuq për trajnerin Daja, por rezultati nuk ndryshoi.

Ky ishte trofeu I 15-të I “nëndetëses” në histori, vetëm një prapa Tiranës rekordmene, dhe kështu u shpëtua edhe sezoni pasi Superliga ishte një zhgënjim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!