Në skenën e Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit erdhi këtë sezon një nga veprat më të dashura të repertorit botëror, “Carmen”, në një formë krejt të re për publikun shqiptar: si balet.
Ky produksion, fryt i një bashkëpunimi italo-shqiptar, solli një lexim të ri artistik të kryeveprës, duke e kthyer atë në një përvojë bashkëkohore skenike — një “Carmen” që këtë herë merr edhe një identitet të ndjeshëm shqiptar.
Ky identitet merr formë të plotë përmes interpretimit të balerinës shqiptare Anbeta Toromani, e cila rikthehet në Tiranë pas një karriere të suksesshme ndërkombëtare. Përkrah partnerit të saj në jetë dhe në skenë, Alessandro Macario, ajo sjell një “Carmen” që është njëkohësisht universale në pasionin e saj dhe e afërt për publikun vendas në ndjeshmëri dhe prani.
Macario tha se shfaqja ishte shumë emocionuese.
Artur Nura: A mund t’ju bëj një intervistë të shkurtër?
Alessandro Macario :Faleminderit. Një moment.
Artur Nura: Urime për spektaklin.
Alessandro Macario :Faleminderit shumë.
Artur Nura: A është hera e parë që performoni në Tiranë?
Alessandro Macario :Po, është hera e parë me një vepër të plotë si kjo. Kam ardhur edhe një herë tjetër, por ishte një operë dhe kemi bërë vetëm një pjesë të vogël. Kjo është hera e parë me një balet të plotë.
Artur Nura: Si u ndjeve me, le të themi, publikun shqiptar?
Alessandro Macario :Siç e dëgjuat edhe ju, kishte një ngrohtësi të jashtëzakonshme. Pati një “standing ovation”, ishte shumë emocionuese.
Artur Nura: Gjithsesi, ju jeni edhe një çift i bukur, apo jo?
Alessandro Macario :Ne jemi një çift në skenë dhe edhe në jetë. Fillimisht një çift në jetë dhe pastaj në skenë, sepse jetojmë bashkë prej disa vitesh, ndaj e njohim shumë mirë njëri-tjetrin dhe kemi edhe një ndjesi më intime.
Artur Nura: Ndërkohë, a do të dëshiroje që këto shfaqje të përsëriten në Tiranë? Do të të pëlqente të ktheheshe?
Alessandro Macario :Sigurisht që do të më pëlqente të kthehesha. Kemi qenë këtu pothuajse dy muaj për përgatitjen, rindërtimin e shfaqjes dhe gjithçka tjetër; kemi ndihmuar edhe si asistentë, prandaj po, me shumë kënaqësi. Nëse publiku e dëshiron dhe nëse drejtori na fton sërish, me shumë dëshirë.
Artur Nura: A ka ndryshim mes një shfaqjeje tuajën në Romë dhe asaj në Tiranë?
Alessandro Macario :Jo, nuk ka asnjë ndryshim. Një shfaqje është një shfaqje dhe ne përpiqemi ta japim gjithmonë maksimumin, kudo që jemi. Publiku është gjithmonë i shenjtë: qoftë në Romë, në Tiranë apo në Nju Jork, duhet gjithmonë të japësh cilësinë më të lartë.
Artur Nura: Një opinion profesional për stafin dhe balerinët shqiptarë të spektaklit?
Alessandro Macario :Janë angazhuar shumë. Ka pasur disa vështirësi nga ana organizative këtu, por në fund ia dolëm.
Artur Nura: Sot është nata e parë dhe pashë spektatorë të emocionuar, duartrokitën shumë, apo jo?:
Alessandro Macario : Po, Po. Ishte shumë bukur, vërtet. Një nga ato ndjesitë dhe emocionet shumë të vërteta, shumë reale, gjithçka shumë e gjallë.
Artur Nura: Ju falënderoj për këtë spektakël dhe në të ardhmen.
Alessandro Macario : Faleminderit, faleminderit juve.
Artur Nura: A mund të bëjmë një selfie?
Alessandro Macario : Sigurisht.
Artur Nura: Urime!
Alessandro Macario :Faleminderit shumë.


