Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

“Carmen” pushton Tiranën, por orkestra mbetet në hije! Muzika e Georges Bizet vjen më e fortë se kurrë

schedule22:31 - 13 Maj, 2026

schedule 22:31 - 13 Maj, 2026

Në skenën e Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit erdhi këtë sezon një nga veprat më të dashura të repertorit botëror, “Carmen”, në një formë krejt të re për publikun shqiptar: si balet.

Ky produksion, fryt i një bashkëpunimi italo-shqiptar, solli një lexim të ri artistik të kryeveprës, duke e kthyer atë në një përvojë bashkëkohore skenike — një “Carmen” që këtë herë merr edhe një identitet të ndjeshëm shqiptar.

Alessandro Ruggera, Drejtor i Institutit Italian të Kulturës tha se Anbeta Toromani është balerinë fantastike.



Artur Nura: Drejtor, unë e kam quajtur këtë spektakël “Carmen shqiptare”. A je dakord?

Alessandro Ruggera :Po, më duket shumë e saktë. Po, po. Anbeta Toromani fantastike.

Artur Nura :Por italo-shqiptare, më shumë italiane tashmë sesa shqiptare, megjithatë është kthyer.

Alessandro Ruggera :Po, është kthyer me të drejtë. Gjithnjë e më shumë po shohim këto rikthime dhe gjithnjë e më shumë mundësi për të parë artistë të mëdhenj shqiptarë që janë afirmuar në Itali dhe që tani kthehen. Falë punës së teatrit, po bëhet një punë e madhe dhe është shumë bukur të shohësh artistë kaq të talentuar.

Artur Nura :Si spektator, në pjesën e parë, si u ndjeve?

Alessandro Ruggera :Spektakli është shumë i njohur, prandaj ta shohësh të interpretuar nga ajo…

Artur Nura :Por në përmasat shqiptare, tashmë nuk është si La Scala.
Alessandro Ruggera :Jo, por ta shohësh të interpretuar nga një artiste kaq e mirë si Anbeta është gjithmonë emocion.

Artur Nura :Dhe ju, si pjesë e Institutit Italian të Kulturës që organizon shumë evente italo-shqiptare, ky është një event i tillë, apo jo, edhe pse jo i mbështetur nga ju?

Alessandro Ruggera :Jo, në këtë rast nuk kemi marrë pjesë, por gjithsesi po, është një event 100% italo-shqiptar.

Artur Nura :Por sinergjia italo-shqiptare tashmë është e njohur, apo jo?

Alessandro Ruggera :Tashmë është edhe e domosdoshme, do të thoja. E domosdoshme.

Artur Nura :Unë u ndjeva mirë në këtë projekt artistik italo-shqiptar: skenograf italian, ajo italo-shqiptare, të tjerë italianë… Si e shihni këtë si italian, por edhe si drejtor i Institutit Italian të Kulturës?

Alessandro Ruggera :Dua të përgjigjem fillimisht si spektator. Në fund, këto bashkëpunime janë kaq të shumta, kaq intensive dhe të shpeshta, shkëmbimet janë kaq të pasura, sa që nuk është më përjashtim të shohësh aktivitete pjesërisht italiane dhe pjesërisht shqiptare. Është bërë pothuajse rregull, diçka e zakonshme.

Artur Nura :Ky është një projekt i madh.

Alessandro Ruggera :Po, po.

Artur Nura :Gjithsesi, në teatër ka gjithnjë e më shumë projekte ku ka një pjesëmarrje të rëndësishme italiane në shumë fusha.

Alessandro Ruggera :Po, sidomos këtu. Por është bukur të shohësh këta artistë që kthehen. Sot është edhe Kledi që ka ardhur të shohë spektaklin.

Artur Nura :Po, e kemi intervistuar.

Alessandro Ruggera :Ja, pikërisht.

Artur Nura :Ai ka ardhur pa i thënë asgjë shoqes së tij dhe do të jetë një surprizë e bukur për Anbeta Toromanin.

Alessandro Ruggera :Po, po.

Artur Nura :Kledi më ka folur për një projekt që nuk e përmendi konkretisht. A dini gjë?

Alessandro Ruggera :Jo… është pak herët. Do të jetë një projekt i bukur, mendoj. Sigurisht një projekt i mirë, duke ditur kush e propozon.

Artur Nura :Dhe duhet ta mbështesim si institut?

Alessandro Ruggera :Do ta mbështesim, po.

Artur Nura : Faleminderit, drejtor.

Alessandro Ruggera :Faleminderit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!