Reduktohen lëvizjet në pikën kufitare të Kapshticës, pala greke asnjë masë për kontrolle mjekësore

schedule10:45 - 12 Mars, 2020

schedule 10:45 - 12 Mars, 2020

Gazetarja e ABC News Ledjona Xheladinaj raportoi se në pikën kufitare të Kapshticës është reduktuar qarkullimi i mjeteve dhe i pasagjerëve.

Shumë pak udhëtarë kanë lëvizur nga shteti grek në vendin tonë, por ndërkohë janë të shumtë qytetarët që dalin nga Shqipëria dhe shkojnë drejt Greqisë.

Nuk  ka patur asnjë rast të dyshuar me virusin Korona në qytetin e Korçës, ndërkohë që i gjithë qyteti i është nënshtruar dezinfektimit të ambienteve.

Me personat që udhëtojnë nga Shqipëria drejt Greqisë, është vënë re se policia greke nuk ka marrë asnjë masë për kontrollet mjekësore të pasagjerëve që lëvizin në këto pika kontrolli, ato ekzistojnë vetëm në palën shqiptare./abcnews.al