Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shpërthim i fuqishëm në Kolumbi, 12 të plagosur nga makina bombë, shkatërrohet selia e qeverisë lokale

schedule09:33 - 24 Nëntor, 2026

schedule 09:33 - 24 Nëntor, 2026

Një shpërthim i fuqishëm tronditi mbrëmjen e së hënës qytetin e Villavicencios, në Kolumbinë qendrore, pasi një automjet i mbushur me eksploziv shpërtheu pranë selisë së autoriteteve lokale.

Nga shpërthimi nuk raportohet për viktima, ndërsa të paktën 12 persona kanë mbetur të plagosur. Sipas agjencisë AFP, shpërthimi shkaktoi dëme të mëdha materiale, duke shkatërruar plotësisht ndërtesën ku ndodhej selia e qeverisë lokale në prefekturën Meta, si dhe duke dëmtuar objekte të tjera publike.

Shpërthimi shkaktoi panik në qytet. Sipas gazetarëve të AFP-së në vendngjarje, fasadat e ndërtesave u dëmtuan, xhamat u thyen dhe në rrugë u krijua një krater i madh. Gjithashtu, në qendër të qytetit pati ndërprerje të energjisë elektrike.



Presidenti kolumbian Abelardo de la Esperanza reagoi përmes një postimi në rrjetin social X, duke e cilësuar sulmin si akt të narkoterrorizmit.

“Narkoterrorizmi është bërë i dëshpëruar sepse po e luftojmë me vendosmëri. Po përpiqet të na frikësojë dhe të na detyrojë të tërhiqemi”, deklaroi ai.

Edhe avokatja e popullit, Iris Marin, dënoi sulmin, duke e cilësuar atë të papranueshëm dhe duke shprehur shqetësimin për pasojat ndaj qytetarëve dhe institucioneve publike.

Ngjarja vjen në një kohë kur qeveria kolumbiane ka shpallur si prioritet luftën kundër organizatave të armatosura dhe rrjeteve të trafikut të drogës, dhjetë vjet pas marrëveshjes së paqes me ish-organizatën rebele FARC.

Autoritetet vijojnë hetimet për të identifikuar përgjegjësit dhe për të zbardhur rrethanat e shpërthimit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!