Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kontrabandë mallrash/ Kapshticë, arrestohet një 55-vjeçar, procedohet një tjetër

schedule09:44 - 16 Nëntor, 2026

schedule 09:44 - 16 Nëntor, 2026

Një 55-vjeçar është arrestuar nga Policia Kufitare e Kapshticës, ndërsa një 29-vjeçar është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi akuzohen për kontrabandë mallrash.

Gjatë kontrolleve në vijën e dytë, në dy autobusë të drejtuar nga shtetasit Sh. H. dhe M. G., policia ka gjetur mallra të dyshuara të kontrabanduara. Në autobusin e parë u zbuluan cigare, produkte ushqimore, medikamente, vaj dhe pjesë automjetesh, ndërsa në autobusin tjetër u gjetën steka me cigare.

Në përfundim të veprimeve, policia arrestoi në flagrancë 55-vjeçarin Sh. H., banues në Tiranë, ndërsa 29-vjeçari M. G., gjithashtu banues në Tiranë, u procedua penalisht në gjendje të lirë.



Të gjitha mallrat e gjetura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!