Prokuroria e posaçme ka regjistruar një procedim penal pas një kallëzimi të depozituar ndaj deputetes socialiste Elisa Spiropali, ku ngrihen pretendime për disa vepra penale.
Gazetarja Bleona Prengezaj tha për ABC News se bëhet fjalë për një kallëzim ku ka dyshime lidhur me veprat penale të refuzimit për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremi i pasurisë, pastrim parash, përdorim detyre si dhe korrupsion aktiv dhe pasiv të kryer në bashkëpunim.
Përveç Elisa Spiropalit, në këtë kallëzim është edhe bashkëshorti i saj si dhe tre persona të tjerë. Ndërkohë që në kallëzim thuhet, kërkohet gjithashtu hetimi për çdo vepër tjetër penale që mund të zbulohet gjatë procesit hetimor.
Sipas informacioneve, regjistrimi i procedimit penal nga organi i akuzës nga prokuroria e posaçme është bërë së fundmi dhe ka nisur veprimet paraprake për verifikimin e fakteve dhe rrethanave të paraqitura në këtë kallëzim.
Në materialin kallëzues thuhet gjithashtu se të gjitha këto pretendime mbështeten në një sërë të dhënash dhe dokumentesh ku përfshihen deklarime të pasurisë, dokumentacioni i shoqërive tregtare, ndryshimet e pasurisë e pronësisë ndjesë, transaksionet financiare, të ardhurat si dhe pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme./abcnews.al



