Rama: Shteti ynë s’lufton as me arkmorte dhe as me provokatore varrimesh

schedule15:34 - 9 Nëntor, 2018

schedule 15:34 - 9 Nëntor, 2018

Një ditë pas akteve që shoqëruan ceremoninë mortore të Kaçifas në Bularat kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale.

Rama shkuran se “sipas kokave të përndezura të politikës greke e kazanëve të atjeshëm, dje i ka hedhur benzinë zjarrit, ndërsa sipas Kadrinjve të politikës e medias paska pranuar në heshtje përdhosjen e vendit! S’ka më mirë se sa i sulmuar nga dy palë që s’i duhen dreqit.” thote kreu i ekzekutivit.

Ndërsa një ditë më parë në përgjigje të kërkesës së disa komentuesve në Facebook për të treguar vlerat tona si komb përballë provokimeve greke kryeministri shprehet;

“Shteti ynë s’lufton as me arkmorte dhe as me provokatore varrimesh. Kush erdhi për të provokuar, hyri, turpëroi veten e flamurin e tij dhe iku. Patriotizmi nuk është të urresh tjetrin e gjuhën e tij, po të duash vendin e gjuhën tënde “– thotë Rama.

Sipas shefit të qeverisë “Shqipëria nuk “flliqet” nga ca të pagdhendur, që jetojnë si hiena e këndojnë si korba! Janë qenie të mjera që përdhosin të vdekurin”.

“Një komb që i ka dhënë shumë njerëzimit; një popull që s’ka qenë e s’mund të jetë kurrë armiku ynë; një vend ku shqiptarët kanë gjetur strehë, njësoj siç kanë gjetur grekët strehë tek ne dhe që edhe ai, si çdo vend, ka taksiratin të ketë derrat e gomerët e vet,”– përfundon reagimin kryeministri Edi Rama./abcnews.al