Kryeministri Edi Rama, në rrjetin social “Facebook” ka publikuar një video nëpërmjet të së cilës kujton Luftën Çlirimtare të Kosovës dhe hapjen e aeroportit “Zayed, Flatrat e Dijes” në Kukës.
Në pamje shihen largimet masive të qytetarëve në Kosovë për shkak të luftës, të cilat janë vendosur edhe me fotografi brenda ambienteve të aeroportit duke pasqyruar historinë e spastrimit etnik.


Gjithashtu kryeministri Rama si edhe ka theksuar më herët në takimet elektorale shprehet se Shqipëria nuk duhet të bëjë hapa pas, por duhet të ngrihet lart e më lart.
“Në Kukës është veriu i Shqipërisë, po nga Kukësi e matanë, prej andej nga erdhën motrat e vëllezërit tanë, është veriu i shqiptarësisë. Në këtë veri të shqiptarisë u shkruajt një nga historitë më tragjike, por edhe më fundin më të lumtur. Historia e spastrimit etnik, por edhe historia e Luftës Çlirimtare të Kosovës”, është shprehur Rama.
Statusi:
MIRËMËNGJES ![]()
![]()
/abcnews.al/


