Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Basha: Rama e humbi kontrollin ndaj pandemisë dhe po shkatërron jetët e shqiptarëve

schedule08:40 - 12 Nëntor, 2020

schedule 08:40 - 12 Nëntor, 2020

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar sërish këtë mëngjes kryeministrin Edi Rama, duke i thënë se ka humbur kontrollin mbi pandeminë.

Basha ka publikuar një video në rrjetet sociale, në të cilën ballafaqon deklaratën e kryeministrit i cili tha pak javë më parë se strategjinë vjeshtë-dimër e kanë hartuar që në qershor dhe nga ana tjetër në video janë rrëfimet e qytetarëve për kushtet në spitalet Covid.



“Ja çfarë thonë familjarët e të sëmurëve. Faktet flasin vetë dhe tregojnë të vërtetën ashtu siç është. Pasi shkatërroi ekonominë, Rama e humbi kontrollin ndaj pandemisë dhe po shkatërron jetët dhe shëndetin e familjeve shqiptare”, shkruan Basha. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!