Rama: Opozita po krijon krizë artificiale, po luan me zjarrin

schedule15:10 - 29 Dhjetor, 2017

schedule 15:10 - 29 Dhjetor, 2017

Maxhoranca mbetet e hapur për dialog me opozitën për KLGJ dhe KLP, por jo përtej afateve ligjore. Duke folur në takimin e fundvitit me gazetarët Kryeministri Edi Rama tha se opozita po luan me zjarrin, duke krijuar krizë artificiale në vend.

Edi Rama thotë se është gjithmonë i gatshëm të dialogjë me opozitën, por për ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe atij të Gjyqësorit, Kryeministri bëri të qartë se kur skadon afati për gjetjen e dakortësisë me opozitën.

Për Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm ftoi kreun e opozitës në dialog një ditë para se t’i mbaronte mandati Adriatik Llallës, ndërkohë që mazhoranca kishte filluar lëvizjet një muaj para. I pyetur nga ABC News nëse ftesa e tij ishte e sinqertë, dha këtë përgjigje.

Gjithsesi, Rama pranoi se kishte marrë personalisht iniciativën për të kontaktuar Lulzim Bashën, por pa sukes.

Atë që nuk mund t’ia thotë personalisht, ia përcolli përmes medias.

Rama pretendon se besimi I qytetarëve tek ai është rritur dhe nëse do të shkohej aktualisht në zgjedhje PS do të merrte e vetme 78 deputetë. Nisur nga kjo siguri e Kryeministrit, ABCneës e pyeti nëse në Pakti për Europën, për të cilin vijon të ftojë Bashën, mund të përmbajë edhe kalimin në zgjedhje të parakohshme.

Por a ka Edi Rama një dhuratë për Lulzim Bashën në këtë fundviti?

Një dhuratë të bollshme e kishte për Ilir Metën, që vijon të mos dekretojë kreun e SHISH, për të cilin Rama ka theksuar se ka emëruar në konsultim me partnerët ndërkombëtarë.

Gjysma tjetër e familjes presidenciale e ka paralajmëruar se çizmja ishte vetëm fillimi, duke i rikujtuar se shqiptarët kanë bërë drejtësi në Paris, e jo më në Tiranë.

Po drejtësisë ligjore a i trembet Kryeministri?

Për të tijët u duk se vuri duart para.

2017-a ka qenë një vit i vështirë në marrëdhëniet e Kryeministrit me median, por si qëndrojnë gjërat, ia lejmë t’i sqarojë ai./abcnews.al

Gazetar i ABC News: Indrit Maraku