Rama inspekton rrugën e Torovicës: E keni gati për Krishtlindje

schedule13:13 - 6 Prill, 2019

schedule 13:13 - 6 Prill, 2019

Ka nisur puna për rikonstruksionin e rrugës së Torovicës. Investimi prej afro 390 milionë lekësh do të jetë gati në fund të dhjetorit. Premtimin ua dha banorëve kryeministri Edi Rama.

Keni 25 vjet pa rrugë. Tani ta bëjmë rrugën sipas standardeve”.

Shkoi të inspektojë kantierin për ndërtimin e rrugës Balldren-Bend në Qarkun e Lezhës.

E gjithë rruga prej 19.3 km, që kalon nëpërmjet qendrës së banuar të Torovicës, do të rikonstruktohet Brenda një kohë të shkurtër.

“Për Krishtlindje do të jetë gati, nga fillimi në fund”.

Janë rreth 10.000 banorë të njësive administrative Torovicë, Balldre, Malecajve, Shkëmbit të Kuq e Kolajakave që përfitojnë direkt nga rikonstruksioni i saj. Nuk përfundojnë me rrugën problemet e banorëve.

Rruga 19 km do të kushtojë rreth 390 milionë lekë. /abcnews.al