Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bruksel, kryeministri Rama merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor

schedule14:48 - 25 Nëntor, 2026

schedule 14:48 - 25 Nëntor, 2026

BRUKSEL- Kryeministri Rama, merr pjesë sot në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, që zhvillohet në Bruksel, nën drejtimin e Presidentit të Këshillit Europian, António Costa.

Samiti bën bashkë liderët e Bashkimit Europian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor, me qëllim forcimin e partneritetit strategjik dhe përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të rajonit.

Ky takim i nivelit të lartë shërben si një mundësi për të riafirmuar angazhimin e Bashkimit Europian ndaj perspektivës së anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, progresit të reformave kyçe dhe përmbushjes së angazhimeve në kuadër të procesit të integrimit./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!